Botë
Raportohet për grip të shpendëve në prefekturën Kagawa të Japonisë
05.11.2020 11:00
Gripi i shpendëve H5 u zbulua pas një hulumtimi të hollësishëm pasi menaxhuesit e fermës...

Gripi i shpendëve H5 u zbulua pas një hulumtimi të hollësishëm pasi menaxhuesit e fermës raportuan situatën në qendrën e higjienës për blegtori në prefekturë.
Në një fermë pulash në prefekturën perëndimore Kagawa të Japonisë është raportuar për raste me gripin e shpendëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit publik, NHK, në një fermë pulash në qytetin Mitoyo të prefekturës Kagawa kanë ngordhur një numër i madh i pulave.
Gripi i shpendëve H5 u zbulua në kafaz pas një hulumtimi të hollësishëm pasi menaxhuesit e fermës raportuan situatën në qendrën e higjienës për blegtori në prefekturë.
Pas kësaj u vendos asgjësimi i rreth 330.000 pulave në fermë.
Ndërkohë u ndalua lejimi i pulave në një zonë prej rreth 3 kilometrash përreth fermës dhe transportimi i vezëve përreth 10 kilometrave.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, Nogami Kootaroo, në një konferencë për media tha se është njoftuar kryeministri Suga Yoshihide në lidhje me rastin.
"Për parandalimin e një epidemie është i rëndësishëm veprimi i parë dhe ministria jonë dëshiron të marrë të gjitha masat në bashkëpunim me administratën e prefekturës", u shpreh ai.
Në Kagawa edhe në janar të vitit 2018 ishte raportuar për grip të shpendëve në një fermë.
