Botë

Tërmeti në Turqi, para gjyqit ndërtuesit e pallateve që u rrënuan

05.11.2020 11:52

U nxorrën sot para gjykatës 9 të dyshuarit që mendohet të jenë të përfshirë...

U nxorrën sot para gjykatës 9 të dyshuarit që mendohet të jenë të përfshirë në ndërtimin e ndërtesave që u shembën në tërmetin e fuqishëm që goditi Izmirin.
 
Urdhëra arresti u lëshuan për 11 të dyshuar, përfshirë kontraktorë dhe inxhinierë, që dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në ndërtesat me defekte që u shembën gjatë tërmetit me fuqi prej 6.6 ballë më 30 tetor në rrethin Bayrakli të provincës Izmir. Në deklaratat e tyre fillestare, të dyshuarit pretenduan se kanë ndërtuar ndërtesat në përputhje me rregulloret e kohës. Numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi rajonin e Egjeut të Turqisë është rritur në 114. Kërkimet për të mjetuar u ndalën dje. 137 persona të plagosur ende janë duke u trajtuar ndërsa 898 janë lëshuar nga spitalet .Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin me fuqi prej 7.6 ballë në Marmara në vitin 1999.