Maqedoni
Falimentimi i bankës “Eurostandard”, të dëmtuarit: Të gjendet mënyrë për dëmshpërblim
05.11.2020 13:52
Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës, përmes një kumtese kërkuan që shteti të gjejë mënyrë për t’i dëmshpërblyer...

Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës, përmes një kumtese kërkuan që shteti të gjejë mënyrë për t’i dëmshpërblyer, e më pas të spastrojë me krimin dhe ta arkëtojë masën falimentuese përmes mbledhjes së pasurisë personale dhe pronës familjare të cilët ishin përfshirë në krim.
Sipas tyre, Banka Popullore dhe institucionet tjera relevante shtetërore janë përgjegjëse për shkak të faktit që nuk kanë reaguar në kohë të mbrojnë mjetet e personave fizik dhe firmave deponente të bankës dhe kanë lejuar, siç thonë, që të njejtët të grabiten.
“Faktet e raportit tregojnë se edhe kjo procedurë falimentuese nuk do të jetë e lehtë as e shpejtë pikërisht për shkak të krimit të madh i cili është bërë. Për shkak të gjithë kësaj, shteti duhet të gjejë mënyrë të na kompensojë ne, deponentëve, ndërsa pastaj të hyjë në masën falimentuese dhe të spastrojë me krimin”, thonë nga Shoqata e kursimtarëve të dëmtuar të bankës Eurostandard.
Shteti, sipas tyre, duhet të tregojë se meriton të jetë pjesë e familjes evropiane me ballafaqim me krimin dhe korrupsionin nga ky skandal i madh si leksion i parë i negociatave parainkuadruese. Paralajmërojnë se lufta e tyre do të vazhdojë derisa sa të arrijnë qëllimin përfundimtar.
