Maqedoni
Likovë, fermerët ankohen, nuk u paguhen subvencionet
05.11.2020 14:11
Çmimi i ulët i qumshtit dhe mos pagesa në kohë e subvencioneve nga ana e Qeverisë...

Çmimi i ulët i qumshtit dhe mos pagesa në kohë e subvencioneve nga ana e Qeverisë, ka shkaktuar reagimin e fermerëve të komunës së Likovës. Ata organizuan një debat me Ministrin e Bujqësisë, Arjanit Hoxha dhe kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Fermerët shpalosën edhe problemet e tjera aktuale me të cilat po përballen çdo ditë e që po u rrezikojnë ekzistencën.
“Për shkak të ngecjes së pagesës së subvencioneve nga ana e Qeverisë e cila nuk ka realizuar pagesën e tyre për dy vite, kjo bëri që me kërkesë të fermerëve të realizojmë këtë debat me ministrin e Bujqësisë për të debatuar edhe për hallet dhe dertet me të cilat po ballafaqohemi ne si fermer”, tha Menduh Nuhiu.
“Blegëtorët vazhdimisht kanë sezonën e punëve si verore të korrat, vjeshtore mbjellje dhe korrje rregullisht në sezona e kjo askujt nuk i intereson”, tha mes tjerash një fermer.
“Me çmimin e qumshtit që kap vlerën prej 18 denarë nuk mundemi me u mbajtë si fermerë, me subvencione për tokë prej 100 eurove nuk mund të mbijetojmë, çmimi i farës, i naftës është shumë i lartë dhe ne si bujq nuk po mundemi me ekzistu”, pyeti mes tjerash një fermer.
Hoxha: Ribalanci kaloi, subvencionet mund të paguhen
Autoritetet premtuan se subvencionet do t’u paguhen ditëve në vijim.
“Te pjesa e blegëtorëve problem kryesorë është çështja e subvencioenve të cilat nuk janë marr nga viti 2018, iu tregova se pas kalimit të rebalansit të buxhetit nga ana e kuvendit të RMV edhe ky problem do të zgjidhet dhe ato subvencione do të paguhen, normalisht shtjelluam edhe çështjen e plasimit të produkteve qumshtore të cilat i prodhojnë, i njoftova se do ti vendosim në komunikim të rregulltë me kompanitë qumshtore që të vendosin një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, tha mes Arjanit Hoxha.
Arifi: Mundohemi të merren nga njerëzit e duhur
“Komuna e Likovës është komunë rurale e cila si primare ka bujqësinë dhe blegtorinë, kështu që mundohemi maksimalisht banorëve tanë tu jemi krah i djatht dhe bashkarisht mundohemi që subvencionet që i parasheh ministria e bujqësisë të shfrytëzohen nga njerëzit e duhur të cilët e ushtrojnë atë veprimtari”, u shpreh Arifi.
Hoxha nuk la pa përmendur edhe ndërtimin e digës në lumin e fshatit Sllupçan e cila kap koston prej rreth 22 milionë euro e që pritet të realizohet në afat prej 4 viteve. Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, ditë më parë në Qeveri kaloi informata për aprovimin e procedurës së tenderimit.
FATLUM AQIFI
