Maqedoni

Faljet e Ivanovit, Mariçiq pret që situatën ta sqarojë kushtetuesja

05.11.2020 15:00

Neni 11-A, i Ligjit për Faljen, pritet të dalë përsëri nesër para Gjykatëve të Kushtetueses....

Neni 11-A, i Ligjit për Faljen, pritet të dalë përsëri nesër para Gjykatëve të  Kushtetueses. Nisma për të vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij neni, u iniciua për të vendosur nëse ish-Presidenti Gjorge Ivanov mund të tërheqë apo jo abolimin e 56 personave në 2016, shumica të përfshirë në rastet e PSP-së. Ministri i Drejtësisë, Mariçiq, nuk deshi të komentojë sot mbi çështjen. Ai pret që situatën ta sqarojë përfundimisht Kushtetuesja. Kjo cështje u hap para Gjykatës Kushtetuese një vit më parë, por vendimi u shty edhe për faktin se disa prej gjykatësve kishin nevojë për kohë për ta shqyrtuar, por edhe për shkak se Parlamenti nisi procedurën për interpretimin autentik të Nenit 11.
 
"Ky është një proces i rëndësishëm dhe ne nuk duhet të paragjykojmë atë që Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë në lidhje me nenin 11-A të Ligjit për Faljen në mënyrë që të mos ketë ndonjë ndikim. Nuk do të doja të komentoja. Drejtësia, sundimi i së drejtës dhe sundimi i ligjit si parim janë më të rëndësishmet për ne. Unë besoj se do të kemi një vendim ose një lloj deklarate kushtetuese që do të sqarojë këtë situatë", tha Bojan Mariqiç, ministrër i Drejtësisë.