Maqedoni

Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, padi penale për kreun dhe 3 anëtarë të KSHZ-së

05.11.2020 13:25

Prokurimi i softuerit që nuk funksionoi gatë zgjedhjeve të fundit parlamentare....

Prokurimi i softuerit që nuk funksionoi gatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka bërë që prokuroria të ngre akuza kundër kreut të KSHZ-së Oliver Derkovski, tre anëtarëve të Komisionit të Prokurimieve Publike në KSHZ-së dhe pronarit të një kompanie.
 
Prokuroria dyshon se aplikantët përgatitën specifikimet me kompanitë pjesëmarrëse në tender dhe kompania që fitoi prokurimin publik, nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në tender. Prokuroria thotë se në këtë mënyrë kompanisë iu mundësua të fitojë në mënyrë të paligjshme rreth 1,250,000 denarë ose rreth 20 mijë euro. Problem më vete është fakti se softueri që u ble, nuk u testua paraprakisht  dhe nuk ekreu funksionin e tij kur duhej të informonte për rezultatet.
 
Nga prokuroria sqarojnë se para impkementimit të softuerit, ndaj tioj nuk u bë asnjë provë apo testim, megjityëhse një gjë e tillë duhej të ishte bërë para se të nënshkruhej Marrëveshja. Por kreu i KSHZ-së thotë se cdo procedurë ka qenë transparente. Prokuroria kërkon që gjykata të vendosë masa sigurie ndaj Derkovskit dhe përfaqësuesve të tjerë të KSHZ-së: ndalesë për largim nga vendbanimi ose vend-qëndrimi; detyrimi i të dyshuarve për të raportuar herë pas here tek një zyrtar i caktuar ose tek një organ shtetëror; konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror. Bllokimi nga hakerët i faqes së KSHZ-së më 15 korrik, la opinionin pa informacionet bazë zyrtare të pas zgjedhjeve të cilat u morën më pas vetëm përmes konferencave për shtyp të komisionit zgjedhor.