Maqedoni

Çështje të pazgjidhura dypalëshe Radev: Nuk do lejojmë të minojnë unitetin e BE-së

05.11.2020 15:12

Presidenti bullgar Rumen Radev, thotë se Bullgaria është anëtare e përgjegjshme e BE-së....

Presidenti bullgar Rumen Radev, thotë se Bullgaria është anëtare e përgjegjshme e BE-së dhe nuk do të lejojë çështjet e pazgjidhura mes Sofjes dhe Shkupit, të minojnë unitetin e Unionit
 
Në një bisedën telefonike me homologun e tij gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, Radev tha se perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, është thelbësore për përforcimin e stabilitetit dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.
 
“Për këtë  qëllim, përparimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i nevojshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë”, tha presidenti bullgar Radev.