Maqedoni
Ohër, raste rekord të infektuarish, reparti i neruologjisë, përshtatet për Covid 19
05.11.2020 15:21
Ohri të mërkurën shënoi numër rekord me 49 raste të reja me Covid 19...

Ohri të mërkurën shënoi numër rekord me 49 raste të reja me Covid 19. 80 është numri i të shtruarve në spital , prej tyre 15 janë me ndihmë të oksigjenit. Momentalisht në Ohër ka 325 raste aktive.
Pacientët me sëmundje të zemrës dërgohen në institutin e kardiologjisë në Shën Stefan. Në mbledhjen e fundit të shtabit të krizës, u vendos që të gjitha insitucionet shëndetësore të ndihmojnë në këtë situatë. Spitali i Ohrit do të përshtasë repartin neurologjik që të ketë më shumë shtretër për pacientët me Kovid 19.
“Siç e kërkon situata, ne do të përshtasim edhe reparte të tjera. Kemi edhe disa shtretër, nëse vazhdon të rritet numri. Ju e dini që Ohri ka një numër të madh pacientësh që kërkojnë ndihmë mjeklsore, ne si spital duhet të kujdesemi për pacientët me më shumë vështirësi.”, tha Goran Balev, drejtor i spitalit të Ohrit.
Nga instituti i shëndetit publik thonë se e gjithë kjo është pasojë e mos respektimit të masave. Në këtë gjendje, shancat për rritje të numrave janë shumë të mëdha.
“Situata në Ohër me të vërtetë është përkeqësuar, si në të gjithë vendin, shqetësuese sepse çdi ditë kemi numra të lartë dhe ka tendencë për rritje të numrave, ajo ndodh për shkak se nuk respektohen masat e rekomanduara, nga njerëz që nuk kuptojnë që virusi ndodhet gjithandej, çdokush mund të infektohet dhe me të vërtetë është e nevojshme të ketë më shumë seriozitet.”, tha Sasho Toçkov, Drejtor i Institutit Publik në Ohër.
Edhe spitali i Strugës do të përshtasë repartin e fëmijëve, për pacientët me Covid 19. Aktualisht në spitalin e Strugës ka 18 pacientë të shtruar pozitiv me Covid 19, ndërsa raste aktive ka 125.
ILMIJE ZHAKU
