Rezultatet mbeten të paqarta, Biden kreyeson, protesta në disa qytete
Joe Biden duket se është gjithnjë e më afër Shtëpisë së Bardhë....

“Associated Press” dhe CNN në projeksionet e tyre vlerësojnë se kandidati demokrat ka fituar Uiskonsin dhe Miçiganin, duke arritur vlerën e 264 vota zgjedhore, nga 270 që nevojiten për të siguruar presidencën. Megjithatë ai duhet ende të fitojë Nevadën dhe Arizonën, ku vijon të kryesojë, teksa numërimi po i afrohet fundit. Rezultatet përfundimtare të Miçiganit dhe Nevadës me shumë gjasë do të mësohen sot, ndërsa Pensilvania do të numërojë deri të premten.
Teksa rezultatet e zgjedhjeve mbeten të paqarta, ka pasur protesta në disa qytete ku protestuesit bënë thirrje për një numërim të plotë të votive. Grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump u mblodhën para qendrave të numërimit të votave në Miçigan dhe në Arizona. Mbështetësit e Trump shkuan edhe në një qendër të numërimit të votave në Detroit, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit. Trump ngriti më herët pretendime për mashtrim ndërsa republikanët ngritën padi të shumta zgjedhore. Madje ai këkron të ndalet numërimi i votave. Por kandidati demokrat Joe Biden thotë se çdo votë duhet të numërohet.
