Maqedoni
VMDO-DPMNE: Nuk ka kushte për zgjedhjet në dy komuna
05.11.2020 16:13
VMRO DPMNE kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Shtip dhe Plasnicë...

VMRO DPMNE kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Shtip dhe Plasnicë, për shkak të numrave shqetësuese të rasteve të reja me Covid 19. Nga VMRO DPMNE thonë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjeedhjeve lokale në këto dy vende, përderisa nuk normalizohet gjendja.
"Ne kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shtip dhe Pllasnicë për një arsye të vetme, ajo është përshak të pandemisë kovidte që ndizet gjithnjë e më shumë falë Zoran Zeavit dhe Venko Filipces. Shtyrja e njëjtë do të kërkohet nga deputetët përmes procedurave parlamentare për të hyrë në procedurë parlamentare dhe që zgjedhjet të shtyhen.", tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: “Kujdesen” për qytetarët, ata që s’mbajnë maska
Nga LSDM nuk mendojnë për shtyerjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të caktuara në dhjetor. Ata thonë se qyetatrët do të jenë 100% të sigurt. Shtyerjen e zgjedhjeve LSDM e komenon si tentim I Mickovskit ta mbajë kryesimin e partisë.
"Zgjedhjet do të jenë 100% të sigurta. Ajo që nuk është e sigurt për shëndetin e qytetarëve janë protestat e VMRO-DPMNE-së. Ajo që nuk është e sigurt për shëndetin e qytetarëve janë veprimet e VMRO-DPMNE brenda parlamentit. Dje ishim dëshmitarë të heqjes së maskave, pa respektuar masat e mbrojtjes, duke fishkëllyer në kuvend, kjo po rrezikon qytetarët.", tha Kostadin Kostadinov, zëdhënësi i LSDM-së.
Nga KSHZ thon se afatet për procesin zgjedhor po kalojnë. Afati I fundit për dorëzimin e kanditaruave për zgjedhje e parakohshme në Shtip dhe Plasnicë është të shtunën, më 7 nëntor.
SEDAT SELIMI
