Maqedoni

Kuvend, debat i ashpër për përzgjedhjen e Kacarskës

05.11.2020 15:53

Kuvendi ka vazhduar debatin për propozimin e Këshillit Gjyqësor...

Kuvendi ka vazhduar debatin për propozimin e Këshillit Gjyqësor, për zgjedhje të gjykatëses Dobrila Kacarska për gjykatës Kushtetues. Propozimi u kundështua nga VMRO-DPMNE dhe "E majta". Për ta, Kacarska është person kontraverz, e cila propozohet si shpërblim përshkak të dëgjueshmërië së saj në kryerjen e urdhërave të Qeverisë. Nuk pajtohen që një gjykatëse që për 34 vjet karierë në gjykatën themelore, nuk ka arritur të ngjitet në gjykatat më të larta, tani synon Kushtetuesen.
 
"Kacarska është sinonim për një gjyqësor e cilia është gjyqësor partiak, me porosi, e një kalani që udhëheq me Republikën e Maqedonisë. Ju propozoni legalizim në këtë shtëpi ligjvënëse të një regjimi hybrid të Zaevit dhe familjes së tij që u rrit në regjim totalitar edhe atë para momenteve që janë të rëndësishme për qytetarët nga aspekti I eurointegrimeve.", tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
"Ajo duhet të përgjigjet penalisht, pas rënies së këti regjimi hibrid pasi që pëshpërisiste me Qeverinë dhe I akordonte vendimet e porositura, vendimet për paraburgim gjatë ndërrimit të emrit Kushtetues të shtetit. Ajo është gjykatëse pqr të cilën do të gjykohemi në Strazbur pasi që në mënyrë maratone I mbante seancat dhe se në aktvendimet e sajë keni broshura politike dhe jo sqarime juridike.", tha Dimitar Apasiev nga Partia "E majta".
 
Por LSDM thotë se VMRO-DPMNE më së paku ka të drejtë të flasë për gjyqësor të pavarur, kur i gjithë opinion mundi të dëgjojë se si janë dhënë urdhëra për aktvendime gjyqësore. 
 
"Profesionalitet do të ketë,gjysa e partisë u është në burg,ndërsa pjesa tjetër pret aktvendim.Dy million njërëz ju dëgjuan çfar jeni dhe si punuat. Është mirë para qytetarëve të pranoni para qytetarëve se raporti I juaj energjetik ndaj zgjedhjes së Dobrila Kacarskës është veçanërisht për ataë se e ka dënuar Nikolla Gruevskin.", tha Martin Kostovski nga LSDM.
 
Diskutimi I tij u shoqërua me fishkëllima dhe me trasnparentë me mbishkrime kundër Dobrilla Kacarska.
 
Kacarska duhet të emërohet në Kushtetuese, në vendin e gjykatësit Vladimir Stojanovski, të cilit i ka mbaruar mandatI.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI