Maqedoni
Përballja me pasojat e Covid-19, Pendarovski dekreton angazhimin e ARM-së
05.11.2020 16:27
Armata do ti bashkangjitet policisë për mbështetje të institucioneve....

Armata do ti bashkangjitet policisë për mbështetje të institucioneve gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së virusit korona.
Presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski, nënshkroi dekretin që hyn në fuqi menjëherë, e që përcakton se një pjesë e resurseve dhe mjeteve të armatës do të angazhohen si forca të paarmatosura në mbështetje të institucioneve shtetërore gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së Covid-19. Sipas këtij dekretit, Shtatmadhoria do të angazhojë forca dhe mjete për mbështetje mjekësore të punës së institucioneve shëndetësore dhe qendra të Ministrisë së shëndetësisë, transportit të pajisjeve dhe mjeteve mjekësore dhe mbrojtëse, do të ndihmojë edhe në sigurimin e hapësirës së depos së pajisjeve dhe mjeteve shëndetësore dhe mbrojtëse, vendosje të tendave dhe kapaciteteve të tjera akomoduese të destinuara për shërim të personave të sëmurë, si dhe për dezinfektim të hapësirave dhe sipërfaqeve. Për zbatimin e këtyre detyrave, Shtatmadhoria e ARMV-së, obligohet t’i përgatisë ekipet mjekësore, forcat për transport dhe forcat për ABHO të Armatës. Armata edhe në të kaluarën ka qenë e angazhuar në mënjanimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare dhe mbështetje të institucioneve shtetërore në kushte të përkohshme paqësore.
