Maqedoni
Korniza negocuese, Osmani: Fqinjët duhet të jenë motori dhe jo frenat
05.11.2020 16:45
Ambasadorët e BE-së në Bruksel, të premten duhet të përcakojnë kornizën negocuese për hapjen e mundshme të bisedimeve..

Ambasadorët e BE-së në Bruksel, të premten duhet të përcakojnë kornizën negocuese për hapjen e mundshme të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union. Epilogu është i paparashikueshëm për shkak të qëndrimeve kundërthënëse të Bullgarisë fqinje, e cila po shpreh pakënaqësi në zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe për fqinjësi të mirë. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, kërkoi përkrahejn e miqve evropainë për fillimin e negociatave.
“Ftoj miqtë tanë evropianë, që të njohin momentin dhe të mos e lëshojnë shansin që të përfundojnë vitin ashtu siç u nis. Dëshiroj që fqinjët tanë të jenë motori dhe jo frenat në procesin tonë të integrimit dhe sëbashku të shijojmë përfitimet nga politika dhe tarnsformimi ekonomik dhe social i rajonit.”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashme.
Varheji: Bëmë përpjekje dhe arritëm konsesus paraprak
Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji konsideron se gjatë gjithë vitit janë bërë përpjekje dhe ishte arritur konsensus për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Ky është interesi ynë i përbashkët. Mbi metodologjinë e re për zgjerim, ia dolëm që të sigurojmë pajtim nga të gjitha vendet anëtare në Këshillin Evropian. Ky është një gurthemel që do të vihet në tryezë nga Komisioni.”, tha Oliver Varheji, komisioner i BE-së.
Pritja për hapjen e bisedimeve adaresues gjatë presidencës gjermane dhe pengesa e re në këtë proces është disktuar një ditë më parë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Berlini përkrah hapjen e bisedimeve në dhjetor. Qeveria njoftoi se kryeministri Zaev ka theksuar se kjo është një mundësi e cila nuk duhet humbur dhe ka kërkuar angazhimin intensiv të palëve të përfshira. Edhe presidenti Stevo Pendarovski, në përpjekje për tejkalimin e këtij ngërçi, ka telefonuar homologun bullgar Rumen Radev. Kanë diskutuar pozicionet e dy shteteve rreth kushteve për fillimin e negociatave dhe mundësitë për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme.
SHPËTIM NUREDINI
