Botë
661 raste të reja në Kosovë, 421 në Shqipëri
05.11.2020 18:13
Rritje shqetësuese edhe sot e shifrave Covid në Kosovë e Shqipëri...

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga virusi Korona kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 661 raste të reja.
IKSHPK bën të ditur se janë testuar 1 mijë e 617 mostra. Me më shumë raste kryeson Prishtina me 324 infektime të reja. Komunat e tjera kanë numra dyshifrorë.
Në 24 orët e fundit, u regjistruan vetëm 94 të shëruar. Në Kosovë aktualisht ka 5.565 raste aktive. Pas rritjes së numrave Covid, autoritetet kanë paralajmëruar ashpërsim të masave.
Shtohetn shqetësueshëm shifrat edhe në Shqipëri. Atje në 24 orët e fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 421 persona.
7 persona kanë humbur jetën dhe 18 janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në Shqipëri ka 10,482 raste aktive.
