Maqedoni
VMRO: Pushteti keqmenaxhon Kovid 19, kërkohet dorëheqje e ministrit Filipçe
05.11.2020 20:24
VMRO DPMNE vendosi 1071 karanfilë para Qeverisë në shnejë kujtimi për 1071 persona...

VMRO DPMNE vendosi 1071 karanfilë para Qeverisë në shnejë kujtimi për 1071 persona që kanë humbur jetën nga virusi korona.
Sipas VMRO DPMNE- së Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe janë fajtorët kryesor se pse pandemia po shënon shifra rekorde, dhe pse spitalet janë të stërmbushura me pacientë.
Nga kjo parti kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, për sic thonë ata tragjedinë më të madhe që i ka ndodhur RMV së pas luftës së dytë botërore.
"Kjo është një tragjedi që po i ndodh gjeneratës sonë për të cilën fajtor është Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryeministri Zoran Zaev. Filipçe mere guximin dhe sille vendimin e vërtetë, bëje hapin e vërtetë. Ke 1071 arsye që të japish dorheqje. Bëje këtë tani. Shpëtoje RMV- në nga viktima të reja", u shpreh Marija Andonova nga VMRO DPMNE.
Nga VMRO DPMNE thonë se protestat e tyre do të vazhdojnë sepse shëndeti publik është seriozisht i rrezikuar.
FLUTURA LATIFI
