Botë
Indi, zjarr në një fabrikë, 12 viktima
05.11.2020 20:48
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në deponë e një fabrike të tekstilit...
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në deponë e një fabrike të tekstilit në Indi humbën jetën të paktën 12 persona.
Mediat lokale njoftojnë se zjarri shpërtheu në një pjesë të fabrikës në Ahmedabad, shtetin federal Gujarat, në të cilën gjenden substanca kimike.
Një pjesë e deposë u shemb ndërsa dëmtime u shkaktua edhe mbi ndërtesat tjera. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa policia ka nisur hetimet.
