Shënimi i Ditës ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit

10.11.2014 10:06

Me rastin e shënimit të "Ditës ndërkombëtare të luftës kundër fashizmit dhe antisemitizmit" sot do të nënshkruhet Memorandumi i parë për bashkëpunim midis Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë, Institutit për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve - Shkup, Institutit për histori nacionale - Shkup dhe Qendrës memoriale të holokaustit të hebraikëve të Maqedonisë.......

Memorandumi do të nënshkruhet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit midis këtyre katër institucioneve, ndërsa njëherësh edhe shembull për respektin, mirëkuptimin ndëretnik dhe ndërfetar. Ky akt paraqet njohjen e dëshirës së përbashkët për ballafaqimin dhe parandalimin e urrejtjes dhe dhunës ndaj cilit do grupi etnik apo fetar.

Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim edhe zyrtarisht do të fillojë projekti "Ballafaqimi me të kaluarën - inkurajim civil në kohëra të rrezikshme".

Në nënshkrimin e Memorandumit, që do të mbahet në Qendrën memoriale të holokaustit të hebraikëve të Maqedonisë, është paralajmëruar edhe prania e ambasadorëve amerikan, izraelit dhe gjerman në vend dhe i përfaqësuesve të tjerë të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vend.

Para të pranishmëve do të mbajnë fjalim kryetarja e Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë, Berta Romano Nikoliq, drejtori i Institutit për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve - Shkup dr. Skender Asani, drejtori i Institutit për histori nacionale - Shkup prof.dr. Dragi Gjorgjiev dhe drejtori i Qendrës memoriale të holokaustit të hebraikëve të Maqedonisë, Goran Sadikario.