Maqedoni

Parashikimi i motit

06.11.2020 09:02

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare....

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri tetë gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 20 gradë celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 17 gradë celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil, i thatë dhe me temperatura më të ulëta.