Policia gjermane bastis disa prona si pjesë e hetimeve për sulmin në Vjenë
Policia gjermane bastisi apartamente dhe zyra në kuadër të hetimeve për lidhje të mundshme me mbështetësin e grupit ekstremist...

Policia gjermane bastisi apartamente dhe zyra në kuadër të hetimeve për lidhje të mundshme me mbështetësin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, i cili në fillim të javës, kreu një sulm të armatosur në Vjenë të Austrisë duke lënë të vrarë katër persona.
Vendet në Osnabrueck, Kassel si dhe në zonën Pinneberg që u kontrolluan u përkasin katër personave, të cilët “nuk besohet të jenë të përfshirë në sulm”, tha agjencia federale kundër krimit (BKA).“Por, ata mund të kenë pasur lidhje me vrasësin e pretenduar”, tha agjencia. Bastisja bëhet me kërkesë të autoriteteve austriake.
Policia austriake ka ndaluar 14 persona si pjesë e hetimeve për sulmin.
Revista gjermane Der Spiegel kishte raportuar në fillim të kësaj jave se sulmuesi i Vjenës kishte kontaktuar me islamistët gjermanë gjatë një përpjekje për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.
Hetimi gjithashtu ka çuar në Zvicër, ku prokurorët kanë konfirmuar se dy burra zviceranë të moshës 18 dhe 24 të cilët u arrestuan të mërkurën kishin qenë tashmë shënjestra t çështjeve penale për veprat e terrorizmit.
