Botë
Gjermani, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19
06.11.2020 11:55
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 21.500 raste me korona...

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 21.500 raste me korona, duke e rritur në 619.089 numrin e përgjithshëm të rasteve. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Gjermani që nga shfaqja e virusit.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 166 persona, duke e rritur totalin e vdekjeve nga virusi në 11.096. Numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 402.500.
Për të ulur shpejtësinë e rritjes së rasteve të reja në fillim të javës në Gjermani hynë në fuqi masa të reja kufizuese.
Në kuadër të masave, teatrot, kinematë, sallat e operave dhe të konferencave do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të nëntorit. Ndërkohë që edhe sallat e sportit, pishinat, ambientet e argëtimit, sallonet e masazhit dhe kozmetikës nuk do të ofrojnë shërbim.
Dyqanet do të mund të pranojnë klientë në mënyrë që 1 peson të ndodhet në një hapësirë prej 10 metër katrorë. Do të lejohet që të jenë së bashku jo më shumë se dy familje.
