Botë

Arrestimet nga Specialja, Hoti: Duhet vizion për ta përballur situatën

06.11.2020 12:26

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti, një ditë pas arrestimeve të ish krerëve të UCK-së...

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti, një ditë pas arrestimeve të ish krerëve të UCK-së, nga ana e gjykatës Speciale, ka deklaruar se në situatën e re të krijuar kur presidenti ka dhënë dorëheqje duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve.  
 
Qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim. Presim bashkëpunimin e të gjithëve, bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i realizojmë projektet e mëdha që i kemi para vetës, që janë me rëndësi nacionale. Qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.Kryeministri Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka përshëndetur, sjelljen e përgjegjshme gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ai tha se populli i Kosovës luftoi për liri e pavarësi, luftoi për të mbrojtur pragun e shtëpisë, agresori ishte Serbia. 
 
“Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të përballuar këtë sprovë dhe të dalim faqebardhë”, ka shtuar kryeministri I Kosovës Avdulla Hoti.