Botë

Covid-19, situatë e rënduar në gjithë botën, OKB: Vendim për samit të jashtëzakonshëm

06.11.2020 12:54

Kombet e Bashkuara kanë vendosur të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm...

Kombet e Bashkuara kanë vendosur të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në lidhje me pandeminë e koronavirusit në 3 dhe 4 dhjetor.
 
Vendimi i tillë vjen për shkak të nevojës për t’iu përgjigjur virusit që është përhapur në mbarë botën e që ka pasur efekte të paprecedenta në shoqëri, ekonomi dhe udhëtime. Presidenti i Asamblesë, Volkan Bozkir, e konsideron sesionin special të nivelit të lartë, si një momenti historik dhe një test për multilaterizmin. Që nga fillimi i pandemisë mbi 49 milionë persona janë infektuar në mbarë botën, 1.2 milionë prej të cilëve kanë humbur jetën.