Maqedoni

IN MEMORIAM, ndërroi jetë përkthyesi Ismail Krifca-Mali

06.11.2020 13:24

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm poligloti shqiptar Ismail Krifca-Mali nga Dibra...

Ka ndërruar jetë  mëngjesin e sotëm  poligloti shqiptar Ismail Krifca-Mali nga Dibra.
 
Ai ishte i vetmi shqiptar që ishte e pranishëm ne tryezën ku u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës 1999. Ismail Krifca – Mali u lind më 18 maj, 1967, në Dibër. U shkollua në vendlindje, ndërsa, Fakultetin e Ekonomisë e kreu në Shkup, në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. Ai Përkthente nga 11 gjuhë. Pasioni për mësimin e gjuhëve të huaja i kishte lindur që në bankat shkollore. Më vonë, me ndihmën e babait, i mundësohet të qëndroj në Britaninë e Madhe, ku edhe vazhdoi me mësimin e gjuhës angleze. Atje kalon dy vera gjatë viteve 1983-1984. Kureshtja për të mësuar edhe gjuhë të tjera, bëri që Mali t’i mveshet edhe gjuhës frënge, italishtes, rusishtes, gjermanishtes, duke mos lënë anash edhe gjuhën serbe, bullgare, kroate, ndërsa gjuhën maqedonase e kishte përvetësuar që në shkollën fillore. Filloi karrierën e përkthyesit profesional që nga viti 1994.
 
TVM2 shpreh ngushëllime familjes.