Maqedoni
Gjykata kushtetuese, anulohet shqyrtimi i abolimit nga Ivanov
06.11.2020 14:00
Gjykata kushtetuese ka ndërprerë mbledhjen në të cilën duhej të vendoste rreth vendimit të ish presidentit Gjorge Ivanov për falje...

Gjykata kushtetuese ka ndërprerë mbledhjen në të cilën duhej të vendoste rreth vendimit të ish presidentit Gjorge Ivanov për falje, me të cilën në vitin 2016 u aboluan ish zyrtar të lartë shtetëror. Osman Kadriu kërkoi që për faljen e Ivanov të bisedohet në seancën e ardhëshme, pasi sipas tij pas njëviti kanë marr propozim vendime të ndryhsme nga gjykatësi kostadinovski. Por propozimi i tij nuk u pranua.
"Kemi marr propozim që me ligj të ndërpritet. Pika është vënë te propozim vendimet për votim. Kur vendoset për votim propozim vendimi, mendohet se vendoset ai propozim që është miratuar. Ne tani kemi propozim krejtësisht tjetër.", tha Osman Kadriu, Gjykatës në Gjykatën kushtetuse.
Por gjykatësi Kostadinovski vlerëson se shtyrja e shqyrtimit nuk do të ndokojë pozitivisht.
"Propozimi është dhënë ashtu siç është, nuk është hera e pare që gjykata në bazë të procedures së ngritur do të dal me vendim dyameralisht të kundërt. Nuk është as e ndalaur dhe është plotësisht legjitime.", tha Darko Kostadinovski, Gjykatës në Gjykatën kushtetuse.
Gjykatësi josifovski me vlerëim se gjykata kushtetuese është vonuar që të sjell vendim rreth kësaj çështjeje.
"Mendoj se ne jemi vonuar sum rreth vendimit për këtë çështje, ndërsa secili gjykatës ka të drejtë të votojë, të vendos apo diskutojë për këtë pikë. Jo vetëm që jemi vonaur për më shumë se një vit por nuk I respektojmë qëndrimet tona nga seancat e kaluara që sa më aprë të vendosim rreth kësaj çështjeje.", tha Jovan Josifovski, Gjykatës në Gjykatën kushtetuse.
Por epilogu i votimt për ta vënë në rend rishqyrtimin e kushtetueshmërisë për abolimin e ish presidnetit Ivanov, ishte 4 vota për 4 kundër pasi ende mungon anëtari i nëntë i kushtetueses. Për këtë vend të lire në kushtetuese këshilli gjyqësore e ka propozuar gjykatësen Dobrilla Kacarska, ndërsa propozimi është në procedur parlamentare.
REJHANE BUSHI METAJ
