Botë
SHBA, Biden i bindur për fitore, Trump ankohet
06.11.2020 14:30
Në SHBA po vazhdon numërimi i më shumë se 100 milionë votave të dërguara me postë për zgjedhjet presidenciale...

Në SHBA po vazhdon numërimi i më shumë se 100 milionë votave të dërguara me postë për zgjedhjet presidenciale. Kandidati demokrat për president Joe Biden ka dalë në epërsi me vota kundrejt presidentit, Donald Trump në shtetin kyç të Xhorxhias. Pa 16 votat elektorale të Xhorxhias, Trump nuk mund të arrijë shifrën prej 270 votash të nevojshme për të marr postin e presidentit amerikan.
Xhorxhia është në mesin e katër shteteve kyçe ku nuk janë parashikuar fituesit. Biden po ashtu ka një epërsi të ngushtë në Nevada dhe Arizona, ndërkaq Trump vazhdon të jetë në epërsi në Pensilvani. Biden shprehet I bindur në fitore, ndërsa ka ftuar qytetarët për durim deri në përfundim të procesit të numrimit.
"Në Amerikë votimi është I shenjtë, secila fletë e votimit duhet numruar dhe atë po e bëjmë. Demokraia është e tillë ndonjëherë kërkon edhe durim. Nuk ka dyshim se kur të përfundoj numrimi qendra Kamala Haris dhe unë do të shpallemi fitues.", tha Joe Biden, Kandidat për president të SHBA-ve.
Por kandidati republikan Donald Trump prendon se me anë të manipulimeve po pretendohet ti merret mandate I dytë.
"Nëse I numroni votat legale, unë fitoj leht, nëse I numroni votat jo legale mud të përpiqeni ti vidhni votat prej nesh. Qëllimi ynë është ta mbrojmë integritetin e zgjedhjeve.", tha Donald Trump, Kandidat për president ë SHBA-ve.
Fushata e Trumpit poashtu ka nisur një stuhi të veprimtarisë ligjore duke sfiduar procesin e numërimit, duke kërkaur që asnjë fletëvotim i pranuar pas ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor të mos numërohet. Por ekzistojnë vendime gjyqësore që lejojnë numërimin e atyre votave në shtetet ku lejon legjislacioni vendor. Sipas rezultateve të fundit për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden ka 253 të votave të Kolegjit Elektoral, ndërkaq Trump ka 214. Për t’u zgjedhur president, i SHBA-ve një kandidati i duhen së paku 270 vota elektorale.
GYLTENE SINANI
