Botë
Kosovë, EULEX bastisë stëpitë e Thaçit, Veselit e Selimit
06.11.2020 15:59
EULEX, dhe policia e kosovës kanë bastisur shtëpitë e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Vesetit dhe Selinë e PDK-së....

EULEX, dhe policia e kosovës kanë bastisur shtëpitë e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Vesetit dhe Selinë e PDK-së. Bastisja vjen pasi Gjykata Speciale të enjten ka konfirmuar aktakuzat për Thaçin, Veselin, Selimin, si dhe një dit më pare edhe për Jakup Krasniqin. Ndërkohë Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se Hashim Thaçi do të bëjë paraqitjen e parë para gjykatës së këtij institucioni më 9 nëntor.
Ndërsa Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë sod homazhe te varri I presidnetit historic të Kosovës Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me çrast ka deklaruar se Prekazi është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë. Osmani njëherit ka theksuar se Kosova po kalon kohë të vështira, prandaj këto vizita kanë për qëllim frymëzimin nga njerëz që janë simbole të unifikimit.
“Në ditë sfidues që po kalon vendi është me rëndësi që të përkulemi para njerëzve që janë bazament i shtetit. Ky është vendi ku mund ta gjemë vendin e rezistencës dhe qëndrueshmërinë. Këtu mund të shohim edhe dëshmimin për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë. 21 anëtarë që janë vratë e masakruar janë fëmijë e kjo tregon për mendësinë gjenocidale të Serbisë. Prandaj jemi këtu që ta rigjejmë frymëzimin. Kjo do të duhet të shërbejë që të bëjmë vepra të mira për vendin, si Adem Jashari që iu bashkua një kauzë për vendin.”, tha Vjosa Usmani, U.D presindete e Kosovës.
Ndërsa lidhur me situatën e krijuar pas arrestimeve të speciales kryeminsitri Ahvdulla Hoti ka kërkaur të ruhet stabiliteti i institucioneve, pasi Kosova ndodhet para një sprove të re.
“Në këto këhë të vështira krahas pandemisë po ballafaqohemi edhe me sfidën e forcimit të vazhdimit të stabilitetit istitucional prandaj duhet të tregojmë urtësi që sëbashku ta tejkalojmë edh këtë sfidë, që para botës të dalim edhe njëherëfaqe bardhë.”, tha Avdulla Hoti, Kryemisnitër I Kosovës.
Ndërsa Hoti nuk do ta përfill kërkesën për pezullim të dialogut me Serbinë, të cilën një ditë më parë e ka shtruar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që përbën forcën e dytë në koalicionin qeverisës.
GYLTENE SINANI
