Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar do të përfundoj vitin e ardhshëm
Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar....

Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar, në gjatësi prej 86 kilometrave do t; përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Nga delegacioni qeveriar që insepktuan vendin ku po zhvilloheshin punimet theksuan se ndërtimi i stacioneve matëse dhe degëve drejt qyteteve për finalizim të plotë do të jenë të nevojshme edhe 200 milionë euro shtesë.
Gazsjellësi magjistral është një nga prioritetet e para të Qeverisë, dhe është pjesë e ndërtimit të sistemit transmetues për gaz në tërë shtetin, me interes të posaçëm dhe të jashtëzakonshëm për qytetarët dhe ekonominë.
“Ky proijket përmban 6 bllok stacione dhe dy stacione matëse-rregulluese. Njëri është me kapacitet 22 mij kub në meter orë, tjetri është në Gostivar me 16 metër kub në orë dhe besojmë se do të jetë e mjafrtueshme që gjithë rajoni I pollugrt të funrizohet me gaz natyror vitet e ardhshme” – tha Drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi.
“Në një kohë rekord të prëfundojmë edhe unazën e ndërimit të rrjetit nacional të gazjellësit të Maqedonisë së Veriut ku në atë mënyrë do të mund të vazhdojmë edhe me ndërtimin e rrjetit distribuiv në kuadër të qyteteve tona dhe në këtë mënyrë të sigurojmë enegense më të lira për qytetarët por njëkohësisht edhe për industrinë” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Me përkrahje të SHBA-së dhe BE-së, Maqedonia e Veriut gjatë periudhës së ardhshme do të përshpejtojë dhe inicojë disa projekte në energjetikë, me rëndësi të posaçme për vendin dhe rajonin. Nga një vend, i cili ishte vendosur të jetë i varur nga vetëm një korridor, Maqedonia e Veriut sot është vend i integruar në projekte energjetike dhe e kyçur në iniciativat për lidhje energjetike, të cilat hapin perspektiva të gjëra për zhvillim të shpejtë ekonomik dhe për furnizim stabil të qytetarëve me energjens të lirë dhe ekologjik, siç është gazi” – deklaroi Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Zaev poashtu theksoi se, një pjesë e këtyre perspektivave është edhe ekzistimi i pikës së interkonektorit të ri me Kosovën, që vazhdon përmes Kosovës, Malit të Zi e tutje, gjë që e bën Maqedoninë e Veriut system transmetimuesi për vendet e tjera. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
