Maqedoni

Rasti Mosntra, anulohet për 13 nëntor seanca gjyqësore

06.11.2020 14:14

Virusi korona u bë shkas për anulimin e seancës së sotme gjyqësore për rastin Monstra....

Virusi korona u bë shkas për anulimin e seancës së sotme gjyqësore për rastin Monstra.
 
Seanca gjyqësore është anuluar pasi që avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarit Afrim Ismailloviq, Milica Grozdanovska, është në izolim. Seanca e radhës është caktuar për më 13 nëntor, në të cilën do të dëshmojnë, dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, Angellço Georgievski dhe Islam Zekiri.