Maqedoni

Siniçan, zgjidhet problemi për ujë të pijshëm

06.11.2020 16:43

Pas protestave disa javësh në bjeshkë dhe punës disa mujore në teren banorët e Sinicanit në komunën e Bogovinës...

Pas protestave disa javësh në bjeshkë dhe punës disa mujore në teren banorët e Sinicanit në komunën e Bogovinës më në fund përfunduan projektin e ujësjellësit .Rreth 5 mijë banorë të këtij fshati tanimë nuk do e ndjejnë mungesën e ujit për pije. 
 
"Ka qenë një rrugëtim shumë I gjatë. Kemi udhëtuar bashkë ju si media dhe ne si komunë bashkë me banorët e vendbanimit Siniçan, për të arritur këtë qëllim. Mendoj se shumë diskutime që u bënë rreth këtij  projekti u sqarua më në fund nga gjykata se kryetari, I komunës ka punuar në bazë të rregullave. Vendbanimi Siniçan sot do të ketë ujë për pije,në vazhdimësi.", tha Albon Xhemaili, kryetar i komunës së Bogovinës. 
 
Xhemaili më tej shtoi se Mali Sharr ka ujë të pijshëm, por I njëjti duhet të sillet tek banorët e komunave të Pollogut. 
 
"Çdo fshati I Pollogut duhet të furnizohet me ujë për pije. Ujë për pije duhet të sigurohet për çdo banorë, duhet të sigurohet pa tjetër, kjo nuk vlen vetëm për mua por për secilin kryetar komune duhet të angazhohen maksimalisht, pasi lartë nga Mali Sharr, kemi ujë për të furnizuar ndoshta edhe gjysmën e Maqedonisë së Veriut.", tha Xhemaili.
 
Komuna e Bogovinës vazhdon të punoj që të sjell ujë të pijshëm edhe për fshatin Pirok dhe Kamijan. Problem me ujin e pijshëm në këtë komunë vazhdon edhe më tej të ketë fshati Pallçisht, I cili edhe është duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm. 
 
VISAR SADIKI