Kuvendi duhet ta fillojë procedurën për mungesat e paarsyeshme
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë e caktoi seancën e 21-të në të cilën në rend dite janë më shumë ligje dhe vendime........

Paraprakisht, në koordinimin e rregullt të ditës së hënë të grupeve të deputetëve pritet që kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski nga sekretari i përgjithshëm të kërkojnë evidencë për praninë e të gjithë deputetëve nga kjo përbërje.
Dhjetë nëntori është datë kur skadojnë gjashtë muaj nga verifikimi i 34 mandateve të deputetëve të opozitës nga ana e Kuvendit. Vetëm tre deputetë nga 34 zgjedhësit popullorë u përfshinë në punën e Kuvendit dhe kundërshtuan në qëndrimin e opozitës për bojkot të Parlamentit. Nuk dihet nëse dhe sa deputetë nga opozita do të vijnë në seancën e sotme të caktuar në Kuvend. LSDM-ja dhe partitë më të vogla opozitare para disa ditësh sërish do të deklarohen nëse nuk do të kthehen në Parlament.
Kryetari i Kuvendit Veljanoski, pas marrjes së evidencës, pritet të kërkojnë konkludim nga Komisioni për mandatin - çështje imunitare për mungesat, pas çka duhet të vijojë prononcim i Kuvendit. Mandat i deputetit mund të merret me shumicë prej dy të tretave.
Përndryshe, në rend dite të seancës së 21-të janë disa ligje në lexim të parë midis të cilave ndryshime dhe plotësime e Ligjit për kontribute nga sigurimi i obliguar social, i Ligjit për furnizimet publike, i Ligjit për mbrojtje social etj, propozim ligji për mbylljen e llogarive të cilat janë ndërmarrë në Drejtorinë për të ardhura publike nga ish-Agjencia për punë me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor, poseduesit janë subjekte të cilat përmes formës së organizuar nuk janë shoqatë tregtare ose individë tregtarë, ndryshimet e Ligjit për pagë minimlae në Republikën e Maqedonisë etj. Deputetët do ta shqyrtojnë edhe propozimin e vendimit për konfirmimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerjen e veprimeve energjetike për financim të punës së Komisionit rregullator për energjitikë në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015 si dhe plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë i Republikës së Maqedonië për vitin 2015. Duhet të deklarohen edhe për ndryshime dhe plotësimet e Ligjit për Drejtorinë doganore, me procedurë të shkurtuar. Midis ligjeve në lexim të dytë janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprime hotelierike, plotësimi i Ligjit për privatizimin e kapitalit shtetëror, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kapitalin shtetëror, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për taksa gjyqësore, plotësimet e Ligjit për kryerjen e sanksioneve etj.
