Koronavirusi, pandemia po lë shenja edhe në personelin mjekësor
Pandemia e shkaktuar nga virusi korona...

Pandemia e shkaktuar nga virusi korona ka ndryshuar komplet mënyrën e funksiononimit të sistemit shëndetësor, e veçanarisht funksionimin e spitalit infektiv. Por përpos internsitetit të rritur të punës në Klinkikën Inefketive, ky virus po lë edhe një traum tek personeli mjekësor.
Një motër medicinale, cila shëben për 24 vite në Klinikën infketive në një rrëfim për TVM shprehet se pamjet e rënda nga pacientët të cilët vuajnë nga virusi po le shenjë në kujtesën e tyre.
“Më emociunese është kur vijnë pacient të të rëndë të cilët kanë mungesë të ajrit të luftojnë me jetën dhe në fytrat e tyrte shihet lutja për ti shpëtuar. Kjo mbetet si trauma, si gjurmë tl cilën e bartim me vete. Gjithnjë në mendjet tona na kujtohen ato pacient. Kemi edhe raste të pacientëve që vijnë me këmbë të tyre por pas vështirësive që kanë me frymëmarjen fjalën e paër që e thonë është më shpëto…e ngjejta gjë është edhe me pacientët që janë me ndihmës aparat për frymëmarje… por ne jemi këtu për t’iu dhënë shpresë atyre” – deklaroi një nga motrat medicinale që shërben në Klinikën infektive në Shkup.
Pandemia e ka ndarë personlein mjekësor edhe nga më të dashurit e tyre. Thotë se që nga fillimi i pandemisë me fëmijët e saj komunikon vetëm përmes telefonit, ndërsa nuk mund të jetë afër tyre as edhe në momentet e tyre të veçanta.
“Që nga fillimi kur u shpall pandemia, unë menjëherë fëmijët e mi i kam dislokuar. I kam zhvendosur në qytet tjetër dhe atje kanë qëndruar 6 muaj, pra unë për 6 muaj kam qenë e ndarë nga ato dhe kemi komunikuar përmes telefonit. Ditëlindjet i festojnë atje dhe ashtu…Kapaciteti është rritur majft, personeli është pakësuar dhe ndejeht shumë i lodhur, nuk kemi kohë për pauz, një ekip, hynë tjera del, derisa një ekip gjendet jashtë bën gati terapitë, pra nuk kanë kohë as për të hëngër, as për të pirë, ashtu që ne shumë pak komunikojmë mes vete” – shprehet motra medicinale.
Se situata është kritike alaramoi dhe se kapacitet spitalore po mbushen alarmoi edhe Minsitri Filipçe. Apeloi që të respektohen me përpikëri masat aktuale dhe rekomandimet. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
