Kosovë, masa të reja anti kovid
06.11.2020 17:47
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 728 raste pozitive....

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 728 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes dhe 60 perosna të shëruar.
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga pandemia, me të cilat parashihet ndalim i veprimtarisë nga të gjitha subjekteve afariste dhe bizneset, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej të premten në orës 20:00, deri të Hënën në orën 05:00 të mëngjesit.
