Mickovski dhe Sela të gatshëm për koalicion në zgjedhjet lokale

06.11.2020 18:11

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski...

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, nuk e përjashton mundësinë për kOalicion me partitë opozitare shqiptare për zgjedhjet e artdhëshme lokale. Mickosi u shpreh se kolicionimet ndërtohen mbi bazën e besimit, ndërsa me ASH-në dhe Aleternativën thot se kanë shumë pika të përbashkëta si parti opozitare.

“Ky është një hap i parë do të kisha thënë i shkëmbimit të atyre vlerave  tona të djathta - kozervative në të cilat besojmë. Unë do të kisha dashur që ky bashkëpunim i yni të vazhdoj edhe në të ardhmen  e pse jo të kulmon në një koalicion të përbashkët përpara zgjedhjeve lokale. Por fillimishtë të filloj procesi, të fitojmë besimin e njëri tjetrit dhe më pas të folim për hapin e mëtutjeshëm” – wshtw shprehur Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Edhe lideri i AASH-së, Ziadin Sela është i interesuar për bashkëpunim, por thotë se

“Linjat e komunikimit ndërmjet partive të djathat do të duhet patjetër të vendosen dhe kemi çfarë të ndajmë si opsione politike me partititë tjera të djathta në Maqedoninë e Veriut. Kuptohet kjo në një farë forme do i jepte fund një krize politike dhe një tranzicioni politik i cili ndodhi këto vitet e kaluara. Ngelet që bashkarisht të ndërtojmë ura komunikimi. Më pëlqu pergjigja e z. Mickoski se koalicionet ndërtohen mbi bazën e  mirëbesimit. Mirëbesimi ndërtohet mbi bazën e seriozitetit që ka një lider partie mbi të gjitha dhe mbi bazën se sa një lider partie i qëndron fjalës që e thotë në publik dhe në opinion.  Ne jemi të interesuar për të bashkëpunuar por kuptohet këto gjëra do të informoheni në të ardhmen sa më tepër afrohen zgjedhjet lokale që i kemi tani para – deklaroi Kryetari i AASH-së, Zijadin Sela.

Për kualicion opozitar është edhe kreu i alternatives Afrim Gashi. Këto komente u bënë në tryezën kushtuar bashkëpunimit të partive të djathta konzervatore të organizaura nga Konrad Adenauer. (Sanije Kasami, TVM2)