Liderët opozitarë, vendi ka nevojë për qeveri të zgjeruar

06.11.2020 18:24

Liderët opozitarë Hristian Mickoski, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi....

Liderët opozitarë Hristian Mickoski, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, kërkojnë formimin e qeverisë së zgjeruar, siç thonë ata për të nxjerrur vendin nga kriza e përgjithshme. Lideri VMRO-DPMNE-së, Mickoski thotë Qeveria aktuale ka vën në pykëpyetje perspektivën Europiane të vendit por edhe nuk kanë kapacitet të ballafaqohen me kirzën shëndetësore dhe pasojat ekonomike që ka shkaktuar pandemia.                     

“Prandaj menjëherë të lënë pozicionet dhe të organizojnë zgjedhje të parakohshme,  normalisht në periudhë kur kushtet shndetësore do të lejojnë. Ndërsa tani menjëherë ndoshta do të duhet të mendojmë për një ide që fillojë nga Aleanca për Shqiptarët, e ajo është një qeveri për shpëtim nacional, e ajo mund të jetë qeveri teknike ose ndonjë lloj tjetër i qeverisë sepse këto janë njerëz dhe politikan të paaftë. Këtu se kam fjalën vetëm për bllokadën e Bullgarisë,  por edhe për situatën me Covid-19 dhe  pasojat nga pandemia” – tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Edhe liderët e AASH-së dhe Alternativës, Sela dhe Gashi janë të mendimit se për të dalur nga kriza e shkaktuar nga pandemia, vendi ka nevojë për një qeveri të zgjeruar. 

“Për të dalë nga kjo krizë e thellë që ka shkaktuar Korona, na duhet qeveri e gjërë mes të gjithë aktorëve politik dhe vetëm në këtë mënyrë do të krijohet balans i Qeverisë që do ti kontrollojë politikat për të mirën e qytetarëve dhe për shpëtim nga kriza aktuale” – u shpreh lideri i AASH-së, Ziadin Sela.

“Që një ditë këtë vend sa më shpjet ta nxjerrim nga kriza, duhet të bëjmë një qeveri të zgjeruar, të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt dhe ky vullnet i qytetarëve të këtij vendi të reflektohet në mënyrën më të mirë të mundshme” – deklaroi lideri i ALTERNATIV-ës, Afrim Gashi.

Opozita ka ofruar takim liderësh ku do të diskutohen të gjitha çështjet dhe të vendoset se çka më tutje me shtetin i cili sipas tyre dita ditës po fundoset. (Sanije Kasami, TVM2)