Austri, mbyllen xhamitë e frekuentuara nga Fejzullai

06.11.2020 18:32

Qeveria e Austrisë urdhëroi mbylljen e dy xhamive....

Qeveria e Austrisë urdhëroi mbylljen e dy xhamive, të frekuentuara nga terroristi që vrau katër persona në Vjenë.

Dy xhamitë ndodhen në periferi të Vjenës - njëra quhet Melit Ibrahim në rrethin Otakring dhe tjetra Tewhid në zonën Majdling.

Ministrja e Integrimit e Austrisë, Susanne Raab, tha se agjencia vendore e inteligjencës BVT ka vlerësuar se “vizita në këto xhami e ka përshpejtuar radikalizimin e sulmuesit”.

Sulmuesi, i identifikuar nga autoritetet austriake si Kujtim Fejzullai, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka kryer sulmin të hënën, duke hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendër të Vjenës.

Dy gra dhe dy burra janë vrarë dhe 23 janë plagour.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se qëndron pas sulmit në Vjenë.

Autoritetet austriake vazhdojnë hetimet për rastin, ndrësa ato janë zgjeruar krahas Maqedonisë së veriut edhe në Zvicër dhe Gjermani.