Promovim i programeve të Fondit ndërkombëtar të Vishegradit

10.11.2014 10:23

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet promovim i mundësive për pjesëmarrje të subjekteve të Maqedonisë në programet e Fondit ndërkombëtar të Vishegradit për bashkëpunim me vendet nga Ballkani dedikuar për organizatat joqeveritare dhe administratën.........

Ngjarjen do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, Martin Bezak dhe drejtoresha ekzekutive e Fondit ndërkombëtar të Vishegradit, Karla Vursterova. Në promovim do të marrin pjesë edhe sektori joqeveritar dhe administrata e Maqedonisë.

Fondi ndërkombëtar i Vishegradit është institucion i grupit të Vishegradit të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, përmes të cilit financohen projekte për bashkëpunim rajonal në fushën e arsimit, kulturës, të rinjëve, zhvillimin e shoqërisë civile dhe të tjera.