Botë, mbi 49 milionë të infektuar me "Covid 19"
Në Itali ka nisur zbatimi i masave të reja anti-Covid...

Në Itali ka nisur zbatimi i masave të reja anti-Covid të cilat kanë ndarë vendin në tre territore risku pandemik që i klasifikon në zona me një përhapje infektimi të pakontrolluar, me një situatë kritike të virusit e në zona më gjëndje më të moderuar të nivelit të emergjencës shëndetësore.
Gjobat variojnë nga minimumi 280 euro deri në 18 muaj burg. Kushdo që lëviz jashtë orarit e kufijve të përcaktuar pa një motiv të vlefshëm e të vërtetueshëm rrezikon një gjobë prej 280 euro e në rast përsëritje në 560 euro.
Ndërsa numri i të prekurve me COVID-19 të gjithë botën ka shkuar mbi 49 milionë njerëz. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej mbi 9 milion të prekur. Pas SHBA-së radhiten India me 8 milion, Brazili me 5 milion raste, ndersa Rusia, Franca, Spanja, Argjentina, Britania, Kolumbia dhe Meksika kanë mbi 1 milion të infektuar.
