“Covid 19”, 12 të vdekur, 1128 të infektuar dhe 307 të shëruar
Minsitria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit...

Minsitria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3082 testime me ç’rast 1128 persona kanë rezultuar të infektuar me “Covid 19”.
Shkupi vazhdon të shënojë numrin më të madh të personave të infektuar, pasi në kryeqendrën tonë janë regjistruar 569 të infektuar.
Poashtu janë regjistruar edhe 307 të shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur 12 persona edhe atë 4 nga Shkupi të moshës 44, 63, 75, 68 vjeç, dy nga Manastiri të moshës 44 dhe 72 vjeç, një nga Kumanova 70 vjeç, një nga Prilepi 59 vjeç, një nga Ohri 68 vjeç, një nga Strumica 76 vjeç, një nga Radovishi 58 vjeç dhe një nga Kërçova 63 vjeç.
Të gjithë pacientët kanë vdekur në spital. Aktualisht raste aktive me “Covid 19” në vend janë 13568, ndërsa 1096 persona kanë humbur jetën.
