Shëndetësia në kohë pandemie, VMRO: Nuk ka krevat të lirë, Filipçe i pa aftë
Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së....

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së sa i përket funskionimit të shëdetësisë në vend në kohë të pandemisë.VMRO akuzon se joserioziteti dhe paafëtësia e Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe ,na ka sjellur në situatë ku kapacitet spitalore të jenë të stërmbushura me pacient të infektuar me Covid 19, akoma pa filluar dimri dhe sezoni i gripeve.
Nga kjo parti thonë se Filipçe duhet të bartë përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi që vendi është i pari në rajon si me numrin e të infektuarve ashtu dhe me numrin e të vdekurve.
“Nuk ka krevat të lirë, ndërsa shëndetësia ka ardhur në nivel që pacientët të marrin infusion në oborr të spitaleve. Është për të arrdhur keq.Për këtë përgjegjësi patjetër se duhet të ketë.VMRO paraljmëroi se në vjeshtë numri i të sëmurëve do të rritet por Filipçe tetë muaj nuk bëri asgjë, as kapacitete të reja spitalore, e as rritjen e kuadrit. Tani kemi mbi 2000 të sëmurë në dy ditë, qa sa thoshte se do të gjatë tërë pandemisë, ndërsa numrat do të rriten edhe më shumë, pasi që Filipçe nuk ke plan, je vonuar me të gjitha masat” – tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Shëndetësi, LSDM: Bëmë reforma ,po rrisim pagat çdo vit
Nga ana tjetër, LSDM-së theksojnë se institucionet që i kanë udhëhequr edhe para fillimit të pandemisë kanë filluar me realizimin e reformave në sistemin shëndetësor.
Sipas tyre, pushteti po riparon kaosin e trashëguar nga qeverisja 11 vjeçare e VMRO-së, ku shkelej mundi i puntorëve të shëndetësisë.
“Për tre vite kemi ngritje në vazhdimësi, rritem pagën bazë të mjekëve specialistë për 40 %,mjekëve të përgjithshëm 25 %,motrave medicinal 20% dhe 23 % motrave që punojnë në klinika ,ndërsa për 5 % bashkëpuntorëve të shëndetësisë dhe personelit ndihmës teknik. Rritja e pagave në shëndetësi vazhdon. Vitin e ardhëshëm do të ketë rritje të pagave për 10 %. Qëllimi jonë është që paga në shëndetësinë publike deri në vitin 2024 të jetë 40 % më e lartë nga sot,duke e rritur të njejtën nga 10 % çdo vit” – tha Belkisa Zeqiri nga LSDM. Në periudhën prej viti 2019-2022 janë miratuar 931 specializime dhe 130 subspecializime, të cilat finansohen me mjete të siguruara nga institucionet shëndetësore publike, thonë nga LSDM. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
