Ohër, pandemia u vë çelësin disa hoteleve

07.11.2020 16:02

Dhjetëra hotele në bregun e Liqenit të Ohrit...

Dhjetëra hotele në bregun e Liqenit të Ohrit kanë vendosur çelës në dyert e tyre. Më të prekurit nga pandemia janë objektet e mëdha hotelierike në rajonin e Ohrit dhe Strugës, të cilët në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e tyre, kanë mbyllur objektet dhe do të bëjnë pushim deri në sezonën e ardhshme, duke pritur që situata të përmirësohet.

Ndërkohë punonjësit e rregullt do të marrin subvencione nga shteti për pagat e tyre.

“Situata nuk ka qenë kurrë më keq se tash, kishim një sezonë të keqe por gjithsesi e quajtëm si sezonë të mesme dhe deri në dhjetor kishim rezervime të disa mysafirëve por me mbyllje të kufijve nuk mund të funksionojë. Mbyllja e objekteve të mëdha hotelierike është e nevojshme, sepse tek hotelet e mëdha vijnë mysafirë dhe zën apo nuk zën 5 dhoma nuk ka diferencë, ka shumë shpenzime. Është e pashmangshme të ato objekte të mbyllen” – tha Kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.

Hotelierët shpresojnë që të paktën në muajin mars të vitit të ardhshëm situata të stabilizohet, që ata të mund të hapin përsëri dyert për mysafirët.

“Shpresojmë që deri në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit situata të përmirësohet dhe ne të hapemi përsëri për t'u përgatitur për sezonin 2021 për të cilin tashmë jemi duke nënshkruar kontrata. Shpresojmë të hapim kufijtë dhe të kthejmë mysafirët e dashur nga vendet evropiane” – u shpreh Bllazheski.

Hotelet e vogla do të punojnë me vetëm disa të punësuar, e disa prej tyre do të mbajnë hapur vetëm restorantet. Deri në fund të sezonit pritet që të ketë humbje prej milionash në sektorin e turizmit. (Ilmije Zhaku, TVM2)