Çelja e negociatave, Bullgaria paralajmëron veto
Zbehen shpresat për mbajtjen e seancës së përbashkët ndërqeveritare....

Zbehen shpresat për mbajtjen e seancës së përbashkët ndërqeveritare, në dhjetor, dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Vendimi i Bullgarisë fqinje për veto, nëse në kuadrin negociues nuk pranohen kërkesat e saj, siç duket do ta pezullojë këtë proces për një kohë të caktuar.
“Kuadri negociues me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Zaev: Me komunikim të shtuar do gjejmë zgjidhje
Ky qëndrim i Sofjes zyrtare solli zhgënjim. Megjithatë, kryeminsitri Zoran Zaev është optimist se me një komunikim të përforcuar mes palëve dhe përkrahjen e miqve evropian, do të gjejnë zgjidhje për të mundësuar integrimin e vendit.
“Përskaj, vendimit të sotëm të Republikës së Bullgarisë që të mos jep përkrahje për kornizësn negocuese për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me një komunikim të përforcuar, do të ketë mundësi për zgjidhje dalëse, në mënyrë që të ketë sukses për integrimin tonë, për Bullgarinë, për rajonin dhe BE-në”,- tha kryeministri Zoran Zaev, në takimin e sotëm me zyrtarin europian, Andreas Shajder.
VMRO kërkon qeveri për shpëtim kombëtar
Pengesa e re në procesin eurointegrues, është cilësuar nga opozita si dështim i Qeverisë në politikën e jashtme, prandaj kërkon dorëheqjen e kësaj Qeverie dhe zgjedhjen e një qeverie për shpëtim kombëtar.
“Kjo politikë e Zoran Zaevit përjetoi fiasko dhe është e pritshme që Zaev nuk ka asnjë sukses në politikën e jashtme, kjo u pa. Zaev duhet të jep dorëheqje dhe të gjitha partitë politike të punojnë në formimin e qeverisë për shpëtim kombëtar. Një qeveri e këtij formati është e nevojshme më shumë se kurrë.” – deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
LSDM: Hipokrizi, veç VMRO u gëzohet pengesave
Mirëpo LSDM konsideron se VMRO DPMNE dhe kreu i saj më shumë se kushdo u gëzohet pengesave në procesin eurointegrues.
“Mickovski dhe VMRO DPMNE janë të vetmit që iu gëzuan gabimit historik të BE-së për mosfillimin e negociatave, vetëm ata nuk uruan për anëtarësimin në NATO dhe vetëm ata gëzohen sot. VMRO DPMNE dhe Mickovski janë hipokritë si në politikën e brendëshme ashtu edhe në politikën e jashtme. Mickoski dhe VMRO DPMNE gjithmonë janë në anën e kundërt të intersave shtetërore dhe qytetarëve prandaj edhe shumë gjatë do të jenë në opozitë ” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
