Listat anketuese, Stefoska: Do ta dorëzoj të hënën në mëngjes
Lëshime teknike, angazhime të shumta...

Lëshime teknike, angazhime të shumta dhe vetizolim janë disa nga arsyet se pse Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi, nuk kanë paraqitur listën anketuese dhe deklaratën për konflikt të interesave para Komisionit për parandalimin e Korrupsionit.
Afati për dorëzimin e listave anketuese është 30 ditë pas marrjes së funksionit. Stefoska tha se atë do ta bëjë të hënën në mëngjes, ndërsa Bytiqi tha se e ka paraqitur para disa ditëve.
“Së pari afati nuk ka kaluar që moti, e dyta si deputete, e mandati i së cilës ka kaluar para dy muajve unë e paraqita siç duhet, paraqita listë anketuese. Në ndërkohë për lëshime teknike, lista e vjetër dhe e re anketuese, ajo nuk është dorëzuar por të hënën herët në mëngjes do të dorëzohet” – tha Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Listat anketuese, Bytiqi: E dorëzova para disa ditëve
“Ju kërkoj falje qytetarëve pasi që mos veprimi im ka shkaktuar ndonjë dyshim, gjithsesi se informacionet do të jenë të kapshme javën e ardhëshme, ndërsa nëse janë tejkaluar afatet ligjore lirisht se do të veprojmë sipas dispozitave penale që mund të vijojnë” – u shpreh Zv.Kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.
Për funskionarët të cilët nuk kanë dorëzuar listat anketuese në afatin e paraparë, Komisioni për parandalimin e korrupsionit tani më ka filluar procedurë para komisionit për kundërvajtje.
“Gjithkush ka të drejtë të shpjegojë se si dhe pse, ndërsa ne do ti shohim nëse janë të pranueshme apo jo duke pasur parasysh se afati për paraqitjen e lsitave anketuese është 30 ditë. Komisioni i cili do të shqyrtojë, si do që të jetë propozimi nga kolegët nga anketat është se të gjithë këto që i lexuam do të shkojnë në procedurë të mëtutjeshme para Komisionit për për kundërvajtje” – theksoi Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Përshkak të pandemisë me virusin Korona,funksionarët kishin mundësi që listat anketuese ti dorëzojnë edhe online. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
