Klinikat interne qendra të “Covid 19”, nevrologjia hospitalizon pacientët e parë

07.11.2020 17:05

Në Klinikën e Nevrologjisë u pranuan pacientët e parë me “Covid 19”....

Në Klinikën e Nevrologjisë u pranuan pacientët e parë me “Covid 19”. Në këtë klinikë do të shërohen të sëmurë me pasqyrë klinike të mesme dhe të rëndë.

Klinika e Nevrologjisë dhe ajo e sëmundjeve të lëkurës do të finksionojnë si një qendër kovid dhe ka vend për 66 pacintë të infektuar nga “Covid 19”.

Pajisje dhe ilaçe ka por nëse vazhdon trendi i rritjes së numrit të të infektuarve mbi 1000 persona në ditë, kompetentët presin që kapacitetet shpejt të plotësohen. “Kemi ekip mjekësh nga klinika jonë, dhe patjetër më duhet ti përmend e3dhe infermiret të cilat u treguan të guximshme dhe u angazhuan,dhe në ndihmë kemi edhe dy pulmologë. Ata pranojnë pacientët të cilët më së shpeshti kanë ndezje të mushkrive” – tha Drejtori i Klinikës së nevrologjisë, Ivan Barbov.

Kontrolimi i pacientëve me sëmundje nevrologjike do të bëhet në ambulancë. Pacientëve të cilëve di tu duhet hospitalizim do të pranohen në Klinikën për neurokirurgji dhe spitalin “8 Shatori”.

Në ndërkohë për pranimin e të sëmurëve me “Covid 19” përgaditen edhe reaprtet tjera në Klinikat interne, duke i dërguar pacienët aktual për shërim në klinikat tjera. (Flutura Latifi, TVM2)