MSH siguroi 187 njësi plazma gjaku për mjekim me “Covid 19”
Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti i Transfuzionit....

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti i Transfuzionit ka siguruar gjithsej 187 njësi të plazmës rikuperuese për mjekim të pacientëve të infektuar me “Covid-19”.
98 njësi u siguruan përmes dhurimit standard dhe 89 njësi të plazmës rikuperuese përmes procedurës së aferezës së gjithsej 38 dhuruesve. Gjithsej 136 dhurues dhuruan plazmë, me të cilën janë mjekuar rreth 170 pacientë me Covid-19.
Me këtë akt më të lartë të njerëzimit, qytetarët që janë shëruar kanë mundësinë të ndihmojnë ata që aktualisht po luftojnë me coronavirusin.
Për të ndihmuar njerëzit që aktualisht po luftojnë me coronavirusin, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit u bën thirrje të gjithë pacientëve të kuruar që kanë pasur Covid-19 të dhurojnë plazmë kovalente të gjakut.
“Përmes plazmës së dhuruar të rikuperimit, antitrupat nga pacientët e shëruar përdoren për të kontrolluar sëmundjen në një person tjetër me Covid-19.
Dhuruesi i plazmës së rikuperimit duhet të ketë dokumentuar prova laboratorike se ai ose ajo ka qenë i sëmurë me Covid-19 për të paktën 21 ditë pa simptoma, pas së cilës kryhet një test shtesë për të konfirmuar praninë e virusit”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët janë shëruar nga Covid-19 të dhurojnë plazmat e tyre për t’i shëruar të infektuarit e tjerë.
