“Covid 19” në Kosovë, 12 viktima, 491 të infektuar, 66 të shëruar

07.11.2020 18:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 12 persona  kanë humbur jetën,  janë testuar 1137 monstra dhe  raportuar 491 raste të reja të infektuarve me covid 19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,634.Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes.

“Covid 19” në Shqipëri, 8 viktima, 495 të infektuar, 141 të shëruar 

Edhe ne Shqipëri numri i të infekturave në 24 orë mbetet sërish i lartë . Janë kryer 1927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 495 persona. Kanë humbur betejën me COVID-19 tetë pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 557. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 23,705. Janë shëruar edhe 141 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 12,002. (Flutura Latifi, TVM2)