Në Botë rriten shifrat “Covid 19”, në disa shtete pakënaqësi për kthimin e masave

07.11.2020 19:11

Grekët kanë filluar ti lëshojnë qytetet e mëdha në vend....

Grekët kanë filluar ti lëshojnë qytetet e mëdha në vend, duke shkuar në zonat bregdetare për shkak të bllokimit tre javor në të gjithë vendin.

Në Selanik kishte përplasje mes policisë dhe disa protestuesve të revoltuar për kthimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Ky është kufizimi i dytë në Greqi, gjobat për mosrespektimin e masave kufizuese janë rreth 300 euro.

“Ne kemi nevojë për të blerë gjithçka para se të mbyllen”.

“Kjo është e papranueshme, ne jemi të shëndetshëm dhe nuk jemi mbyllur përsëri” – thanë dy qytetare nga Athina e Greqisë.

Pakënaqësi ka gjithashtu edhe në Itali, terorit i cili tashmë është një vend i prekur sipas shkallës së rezikut për përhapjen e infeksionit.

“Qeveria duket se po tallet me ne. Italia është në zonën e kuqe, por jo për shkak të numrit të të infektuarve, por për shkak të paaftësive për t'u marrë me një valë të re të mundshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë përgjigje dhe zgjidhje ku janë 86 milion nga fondi për ‘Covid 19’. Ne duam një qendër të re për koronavirusin, duam më shumë shtretër në njësinë e kujdesit intensiv, mbi të gjitha duam punësimin e 500 ndihmës mjekëve” – tha Kryetari i Rexhinës.

“Politikanët morën paratë, nuk duhet të ishim në zonën e kuqe, kjo duhej të ishte e verdhë dhe unë kam një lokal, e di që ata morën 85 milion nga fondi. Para disa ditëve unë u detyrova të paguaja huanë e dytë për shkak të valës së parë me ‘Covid 19’” – tha një qytetar italian.

Situata është e ngjashme edhe në vendet e tjera evropiane, por shumica nuk kanë shpallur një bllokim nacional për momentin, kryesisht për të shmangur pasojat negative për ekonominë.

Një prej tyre është Kroacia, e cila regjistroi një numër rekord të infektuarve brenda natës.

“Qëndrimi i përbashkët është që nuk do të përfshihet një lok daun i plotë, gjithashtu nuk do të këtë as orë policore. Ne kemi dy mesazhe të rëndësishme për popullin kroat. Asnjë nga këto opsione nuk është në lojë dhe askush në qeveri ose këshilli shkencor nuk e mbështet një mundësi të tillë” – tha Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Shkencëtarët botërorë janë ende në një garë me kohën për të gjetur një vaksinë efektive për të eleminuar virusin. Britanikët do të testojnë aspirinën si një kurë të mundshme për kovid19.

Ndërkohë në Francë, 7 persona janë arrestuar nën dyshimin e shitjes së testeve false me një rezultat fiks negativ tek udhëtarët e aeroporteve. (Sedat Selimi, TVM2)