Kryeministri shqiptar për vizitë në Beograd
10.11.2014 10:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot viziton Beogradin, me ç’rast shënohet vizita e parë që një udhëheqës shqiptar zhvillon vizitë zyrtare në Serbi, pas 68 vjetësh.....

Ai do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thuhet se dy kryeministrat do të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërshtetërore.
Tirana zyrtare e konsideron këtë ditë si mundësi për hapje të një kaptine të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Ka qenë e paraparë që Rama të vizitojë Beogradin më 22 tetor, por udhëtimi është shtyrë për shkak të dhunës në ndeshjen Shqipëri-Serbi.
