Xho Bajden presidenti i ri i SHBA-së
Xho Bajden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara....

Xho Bajden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, pas fitores së fundit që shënoi në Filadelfi, në shtetin ku ai lindi e që i mundësoi ta çoj në 274 numrin e votave elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të fituar garën presidenciale.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se ai është “i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur” tek ai dhe nënkryetarja e zgjedhur Kamala Harris.
“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Me përfundimin e fushatës, është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si komb,” ka shkruar Bajden. Kamala Harris, e cila do të jetë nënkryetarja e parë e vendit, dhe gruaja e pare me ngjyrë që do të mbajë atë detyrë, reagoi në Twitter për fitoren e tyre të parashikuar.
“Këto zgjedhje kanë të bëjnë më tepër sesa me JoeBiden ose me mua. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë,” ka shkruar Harris.
Edhe Mediat amerikane shkruajnë se Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Sipas projektit të CNN, pas një fitore në shtetin ku ai lindi e vendosi atë mbi 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar.
