“Covid 19”, 14 të vdekur, 1285 pozitiv dhe 176 të shëruar

07.11.2020 19:44

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3404  testime të bëra ka regjistruar 1285 raste të reja të të infektuarve,  kanë humbur jetën 14 persona  ndërsa  janë shëruar 176 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 522 raste, i pasuar nga Prilepi me 79 të infektuar të ri, Tetova me 73, Velesi 63 dhe në qytetetet e tjera me numrë më të vogël të të infektuarve. Mes personave që kanë ndërruar jetë janë katër pacientë nga Tetova në moshë prej 63, 50, 66 dhe 82 vjeçarë një nga Shkupi në moshë prej 52 vjeç, një nga Manastiri në moshë prej 75 vjeç, dy nga Kërçova në moshë prej 56 dhe 71 vjeç, një nga Kriva Pallanka 47 vjeç, një në Shtip 62 vjeç, Shën Nikollë 76 vjeç, Radovish 66, një në Gostivar 78 vjeç dhe një pacientë nga Kvadari 21 vjeç.

Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 38782, prej tyre  janë shëruar 23011,  kanë humbur jetën 1110  dhe numri i rasteve aktive shënon 14661.  Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti i Transfuzionit ka siguruar gjithsej 187 njësi të plazmës rikuperuese për mjekim të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Gjithsej 136 dhurues dhuruan plazmë, me të cilën janë mjekuar rreth 170 pacientë me Covid-19.  Për të ndihmuar njerëzit që aktualisht po luftojnë me coronavirusin, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit u bën thirrje të gjithë pacientëve të kuruar që kanë pasur Covid-19 të dhurojnë plazmë kovalente të gjakut. (Ersan Pajaziti, TVM2)