Obama e filloi turneun në Azi me vizitën në Pekin

10.11.2014 10:30

Presidenti i SHBA-së Barak Obama e filloi turneun në rajonin Aziatik-Paqësor me vizitën në Pekin.......

Pritet që Obama të takohet me presidentin e ri indonezian Xhoki Vidodo, ndërsa pasdite do të mbajë fjalim në hapjen e takimit të Bashkëpunimit ekonomik aziatiko-paqësor (APEK), pas ç'ka do të realizojë takime pune me liderë kyç nga Azia.

Gjatë vizitës presidenti amerikan do të takohet me homologun kinez Ksi Xhiping. Në programin e tij është ërfshirë edhe vizita në Australi.

Vizita është një ndër mundësitë e fundit që Obama ta rrisë ndikim amerikan në Azi, vlerësojnë një pjesë e mediave perëndimore.